VIDEO/ ‘Audi’ përfundon në shinat e trenit Vlorë-Fier

20:36, 25/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier, në vendin e quajtur Kripa.

Mësohet se një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen dhe më pas ka rënë në kanalin anës rrugës.

Në makinë ndodheshin dy persona. Raportohet se pasagjerja femër ka marrë dëmtime serioze ndërsa drejtuesi i ‘Audi-t’ ka shpëtuar pa dëmtime të rënda.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco