Kapen 5 tonë kokainë të fshehura brenda një ngarkese me banane, arrestohen 5 shqiptarë

Kapen 5 tonë kokainë të fshehura brenda një ngarkese me banane, arrestohen 5 shqiptarë

21:28, 24/07/2023
A+ Aa A-

Autoritetet spanjolle shkatërruan një bandë kriminale shqiptare që kontrabandonte 5 tonë kokainë të fshehur brenda një ngarkese banane, ku për pasojë u arrestuan 5 persona.

Droga u kontrabandua në portin e Malaga-s dhe më pas u kap pasi u transportua në një magazinë në një pronë industriale në Alicante. Ishte kapja më e madhe e kësaj lënde me origjinë në provincë.

Kokaina, e cila vinte nga Ekuadori në një ngarkesë banane, kishte një pastërti prej 87% dhe do të kishte vlerën e më shumë se 265 milionë eurove në treg.

Image

Oficerët gjurmuan dy kamionë në të cilët transportohej droga dhe panë se mallrat po shkarkoheshin nga anëtarët e dyshuar të komplotit, të cilët mbanin veshje reflektuese për të pretenduar se ishin punëtorë të rregullt në zonë.

Sipas policisë, trafikantët e dyshuar të drogës kanë marrë masa ekstreme vëzhgimi. Ata ndërronin vazhdimisht vendbanimin e tyre, udhëtonin shpesh jashtë vendit dhe kishin kompani të ndryshme për të pastruar paratë e trafikut të drogës./ballkan web

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco