Policia shoqëron 11 inspektorë të IKMT-së pas denoncimit të një biznesi

Policia shoqëron 11 inspektorë të IKMT-së pas denoncimit të një biznesi

20:35, 24/07/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme paraqitur pranë Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, një subjekt privat dhe ka kallëzuar se ditën e sotme, në objektin e tij, janë paraqitur 11 inspektorë të IKMT-së, dhe vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për kryerjen e inspektimit në terren.

Në ambientet e DVP Tiranë janë shoqëruar 11 shtetasit e mësipërm, të cilët pas deklarimeve përkatëse dhe komunikimit me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, janë proceduar në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco