Dimal/ Zjarr në fshatin Bistrovicë,digjen rreth 400 rrënjë ullinj

20:11, 24/07/2023
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Bistrovicë në Dimal. Zjarri ka përfshirë pjesën e zonës kodrinore,e gjitha e mbjellë me ullinj.

Si pasojë e temperaturave të larta dhe erës së lehtë zjarri u përhap me shpejtësi drejt pemtarive,duke djegur rreth 400 rrënjë ullinj.

Edhe pse shërbimet zjarrëfikëse kanë mbërritur në kohë,mungesa e rrugës e ka bërë të pamundur hyrjen e tyre në afërsi të territorit të zjarrit. Kjo ka bërë që zjarrfikësit ti afrohen zjarrit në këmbë dhe ta shuajnë atë me mjete rrethanore. Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së sasisë së mjaftueshme të ujit,disa vatra zjarri vijojnë ende të jenë aktive

.Banorët shprehen se nuk ka asnjë rrugë drejt zonës kodrinore me pemtari dhe kjo ka bërë që mjetet e mëdha zjarrfikëse të ngelen disa kilometra larg zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco