Muzika e lartë, Policia procedon dy pronarët e subjekteve në Dhërmi

Muzika e lartë, Policia procedon dy pronarët e subjekteve në Dhërmi

11:52, 21/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Vlorës procedoi penalisht pronarët e dy subjekteve, të cilët mbanin muzikën në nivel të lartë përtej orarit të lejuar.

Sipas njoftimit të Policisë Vlorë, “shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të garantimit të një sezoni të sigurtë dhe të qetë, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, gjatë patrullimit në Dhërmi, kanë marrë telefonata nga pushuesit që ankoheshin për muzikën shumë të lartë që ishte kthyer në shqetësim të madh për ta”.“Pas ankesave, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy beach bar-et me pronarë shtetasit G. P. dhe J. I., në të cilat po gjenerohej muzikë shumë e lartë.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikë në këto subjekte dhe ka nisur procedimi penal për 2 pronarët e tyre, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike””, vijon Policia.Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të vijojnë të bashkëpunojnë me Policinë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmbushim objektivin madhor, sezon turistik plotësisht të sigurtë, në interes të jetës së qytetarëve, pushuesve dhe turistëve, si dhe në interes të imazhit të vendit tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco