SYRI TV/ Sulmoi kreun e opozitës, pushohet çështja e Gerti Shehut

16:45, 20/07/2023
A+ Aa A-

Me anë të një vendimi të paprecendetë, Gjykata e Tiranës del kundër akteve të administruara, duke pushuar çështjen ndaj Gerti Shehut dhe vendosur shtrimin e detyrueshëm në spital psikiatrik. Pavarësisht se i riu që sulmoi kreun e opozitës Sali Berisha, rezulton përmes akteve zyrtare përson i përgjegjshëm, duke iu dhënë kredi nga bankat apo leje e drejtimit të mjetit, togat e zeza e konsideruan të papërgjegjshëm për kryerjen e veprimit.

SYRI TV

Edhe pse vetë Gjykata, por edhe bankat apo të tjera institucione të shtetit kanë provuar me prova e dokumenta konkrete se Gerti Shehu është i përgjegjshëm, togat e zeza të Dhomës Penale në kryeqytet vendosën këtë të enjte të pushojnë çështjen ndaj tij. Shehu u arrestua pasi sulmoi kreun e opozitës, Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit të kaluar.Sulmi u cilësua një atentat ndaj kreut të Partisë Demokratike jo vetëm nga opozita, por edhe nga personalitete të huaja.

Por kjo nuk e ka penguar Gjykatën e Tiranës e cila përmes një vendimi të paprecedentë të vendosë pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm. Ngjarja ndodhi më 6 dhjetor në protestën e opozitës, teksa Berisha marshonte drejt Bulevardit qëndror të kryeqytetit në një ditë kur zhvillohej edhe samiti i vendeve të Bashkimit Europian. Gert Shehu rezulton person me precedent penal i njohur për policinë e kryeqytetit. Por pavarësisht rrekordeve, ai amnistohej nga Policia, teksa pas sulmit që kreu, dolën edhe të dhëna se ishte bashkëpunëtor i saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco