Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar

Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, dy të lënduar

09:54, 19/07/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure (19/07) në aksin Elbasan-Cërrik.

Policia bën me dije se në fshatin Shirgjan, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. D., 24 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po kryejnë ekzaminimet në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco