U thirr për çështjen e inceneratorëve, gazetari zbulon çfarë dorëzoi në SPAK

U thirr për çështjen e inceneratorëve, gazetari zbulon çfarë dorëzoi në SPAK

16:26, 16/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo, zbuloi në një intervistë për mdian, dokumentet e dorëzuara prej tij në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Fundo tha se pas daljes në një emsion televiziv, ku publikoi dokumente në lidhje me çështjen e inceneratorëve, në zyrën e tij kanë mbërritur hetuesit e SPAK të cilët i kanë kërkuar dorëzimin e dokumenteve.

Ai shtoi se ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme materiale që nuk kanë të bëjnë me dosjen Ahmetaj, por me inceneratorin e Tiranës.

Për shkak se kishte firmosur një deklaratë që të ruante sekretin hetimor, ai zgjodhi të mos jepte shumë detaje.

“Më është kërkuar me një kërkesë dorëzimi i materialeve që kam publikuar në një emision televiziv.

Janë paraqitur dy oficerë të SPAK, dashamirës dhe me etikë dhe me mjaft profesionalizëm më kërkuan dokumentet. I vendosa në dispozicion dokumentet që publikova në “Opinion”.

Dokumentet që kam dorëzuar unë nuk kanë lidhje me çështjen Ahmetaj, se dosja Ahmetaj është dosje më vete dhe dosja e inceneratorëve është dosje më vete. Dosja e Elbasanit është më vete, ajo e Fierit më vete, por unë kam dorëzuar dokumentet për Tiranën. Dokumente që lidheshin me e-maile, shitje blerjesh aksione të kompanive dhe që nuk është marrë leje nga qeveria shqiptare”, tha Fundo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco