Shpërndante kokainë dhe kanabis në lokalet e natës, arrestohet 20-vjeçari në Himarë

Shpërndante kokainë dhe kanabis në lokalet e natës, arrestohet 20-vjeçari në Himarë

11:42, 12/07/2023
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Himarë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 10”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. C., 20 vjeç, banues në Lushnjë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Potam, Himarë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave. Gjithashtu, u sekuestruan një përforcues grushti dhe dy aparate celulare që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas i shpërndante dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco