Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një 50-vjeçar, evakuohen banorët e shtëpive përreth

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një 50-vjeçar, evakuohen banorët e shtëpive përreth

13:08, 08/07/2023
A+ Aa A-

ot në mëngjes një banesë është përfshirë nga zjarri në Gjilan, ku si pasojë një 50-vjeçar ka humbur jetën. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Drejtoria rajonale e Policisë, stacioni policor në Gjilan, sot më 08.07.2023 në orën 08:45 nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë  afër tregut të gjelbër kati i katërt është duke dalë tym. Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, janë evakuuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie.

“Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeç . Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML”, ka deklaruar ai.

Ai ka treguar se hetuesit rajonalë janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti të rëndë që rezultoi me vdekjen e një personi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco