Arrestohet 17-vjeçari me pistoletë e municione luftarake në Lezhë, sekuestrohet edhe kokainë e kanabis

Arrestohet 17-vjeçari me pistoletë e municione luftarake në Lezhë, sekuestrohet edhe kokainë e kanabis

15:57, 06/07/2023
A+ Aa A-

Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë pasi është kapur me pistoletë dhe municione luftarake. “Në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, njofton policia.

Po ashtu, policia e Lezhës njofton se janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, të cilët janë kapur me doza kanabisi dhe kokaine.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;

– U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash”, njofton policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco