Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tiranë/ Sherr me sende të forta në parkimin e një qendre tregtare

Tiranë/ Sherr me sende të forta në parkimin e një qendre tregtare

08:57, 05/07/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë proceduar penalisht pas një sherri me një person tjetër. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, ku dy të proceduarit, të moshës 34 dhe 39 vjeç kanë goditur me sende të forta një 35 vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco