Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO-SYRI TV/ Shoferi i furgoni Tiranë -Klos shpërndante drogë, arrestohet 36-vjeçari

14:18, 28/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka vënë në pranga shoferin e linjës së furgonit Tiranë -Klos –Tiranë, pasi shpërndante drogë. Policia gjeti në sedijen e makinës 1 kg kanabis dhe bën me dije se 36 vjecari Yllson Dani, rolin si shofer e përdorte si kamuflazh për shpërndarjen e drogës.

SYRI TV

Një 36 vjeçar është kapur nga policia pasi ishte kamufluar si shofer furgoni, por shpërndante droge. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se në kuadër të operacionit Kamuflimi efektivet e policisë së Dibrës në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana Yllson Dani.

Policia dyshonte se në këtë mjet transportohej lëndë narkotike.  Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe  me lëndë narkotike kanabis sativa,  të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë   dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta  në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm.

Policia e Dibrës është duke vijuar hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet te shpërndarjes së drogës, që nga personi që merrej droga, shpërndarësi si dhe më pas personat e trete që e blinin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco