Shiste kokainë me doza, arrestohet 38 vjeçari në Korçë

Shiste kokainë me doza, arrestohet 38 vjeçari në Korçë

15:53, 27/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një 38 vjeçar pasi u kap duke shitur kokainë me doza.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gëshërë dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Night sales 3".

Kishte përgatitur dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, për t’i shitur në zona të ndryshme të qarkut, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e inteligjencës policore, operacionin policor të koduar "Night sales 3", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

- J. D., 38 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, 38-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa mjete (gëshërë dhe qese plastike) që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe me shuma parash në valuta të ndryshme të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave të kokainës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco