Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Dhunë në familje, tap në timon, vjedhje'/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

'Dhunë në familje, tap në timon, vjedhje'/ Arrestohen 3 persona në Tiranë

13:41, 27/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë së Tiranës kanë rënë tre persona për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 15 vjeç. Gjithashtu po punojnë për kapjen e një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës", këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin një kioskë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- P. U., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin e Policisë së Forcës së Posaçme “Shigjeta". Si pasojë janë dëmtuar dy punonjësit e Policisë që ndodheshin në motomjet, (drejtuesi shtetasi A. Ll., dhe pasagjeri shtetasi E. P.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën;

- A. P., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Volvo”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco