Lezhë/ Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, arrestohet 55-vjeçari

Lezhë/ Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, arrestohet 55-vjeçari

15:12, 23/06/2023
A+ Aa A-

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës ditën e sotme pasi akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Policia njofton se ai ka ndërtuar pa leje në plazhin e Tales.

Bëhet fjalë për një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve. Policia njofton se kontrollet për konstatimin e ndërtimeve pa leje vijojnë.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Intensifikohen kontrollet gjatë sezonit turistik, për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të prezantuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare.

Si rezultat, në plazhin e Tales, është konstatuar një objekt dykatësh, me dhoma për akomodimin e pushuesve, në pronësi të shtetasit N. Gj., objekt i ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga shtetasi N. Gj., 55 vjeç, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco