Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales një objekt dykatësh, arrestohet 55-vjeçari

Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales një objekt dykatësh, arrestohet 55-vjeçari

14:57, 23/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka arrestuar 55 vjeçarin, Nik Gjonnikaj, pasi ndërtoi pa leje në plazhin e Tales një objekt dykatësh.

Njoftimi

Lezhë / Intensifikohen kontrollet gjatë sezonit turistik, për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Ndërtoi pa leje në plazhin e Tales, një objekt dykatësh me dhoma për akomodimin e pushuesve, vihet në pranga 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet në zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të prezantuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin dhe konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit, me fokus zonat bregdetare.

Si rezultat, në plazhin e Tales, është konstatuar një objekt dykatësh, me dhoma për akomodimin e pushuesve, në pronësi të shtetasit N. Gj., objekt i ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u vu në pranga shtetasi N. Gj., 55 vjeç, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm".

Kontrollet dhe verifikimet për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe veprave të tjera penale kundër mjedisit, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco