Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

EMRI/ U kap në një ‘fermë kanabisi’, burg për shqiptarin në Britani: Kam borxhe për të shlyer

EMRI/ U kap në një ‘fermë kanabisi’, burg për shqiptarin në Britani: Kam borxhe për të shlyer

19:43, 22/06/2023
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar shqiptar u dënua me 14 muaj burg në Britani, pasi u kap duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë kanabisi’. Bëhet fjalë për Ismen Keca, i cili ka mbërritur në Britani ilegalisht pak kohë më parë.

Në operacionin policor të 14 prillit, autoritetet britanike gjetën dhe sekuestruan 152 bimë kanabis, e cila vlerësohet deri në 150 mijë paund.

Gjatë seancës gjyqësore, Keca u dëshmoi se rruga për në Britani i kushtoi 7000 paund dhe duhet të punonte për t’i shlyer ato, si dhe për të dërguar para familjes së tij në Shqipëri. “Isha i detyruar! Kisha borxhe për të shlyer”, është shprehur sisipas mediave britanike, sakaq  ka pohuar se për tre javë kishte fituar 300 paund.

Pas shlyerjes së dënimit prej 14 muajsh burg, 32-vjeçari shqiptar do të dëbohet nga territori britanik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco