EMRAT/ Sherr në Krujë, katër vëllezërit sulmojnë pronarët e një dyqani, policia jep detajet

EMRAT/ Sherr në Krujë, katër vëllezërit sulmojnë pronarët e një dyqani, policia jep detajet

20:30, 19/06/2023
A+ Aa A-

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku katër vëllezër kanë sulmuar dy pronarët e një dyqani lulesh (vëllezër edhe ata).

Gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.BalkanWeb mëson se katër vëllezërit janë identifikuar si Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2023, rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco