Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me tre trupat e pa jetë

Ambasada e Kosovës në Shkup: Vetura në Lepenc është nxjerrë me tre trupat e pa jetë

20:10, 18/06/2023
A+ Aa A-

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka konfirmuar se nga lumi Lepenc është nxjerrë vetura e familjes nga Kosova, ku brenda saj kanë qenë edhe trupat të cilët deri më tash kanë rezultuar të zhdukur.

 “Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intensive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të”, thuhet në njoftim.

Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi.

Nderkohe që Bexhet Pacolli ka publikuar në faqen e tij në facebook fotot e viktimave.

Image

Ambasada poashtu ka shprehur falënderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast.

Pas rreth 30 orë kërkimesh policia ka gjetur tre trupat e pajetë, të cilët pas një aksidenti në trafik dje, përfunduan në lumin Lepenc. Viktimat i përkasin familjes së njëjtë, një çift burrë e grua dhe djali i tyre i mitur.

 “Nga ana e shërbimeve të policisë dhe njësisë speciale “Tigrat”. është gjetur edhe makina “BMW” me të cilin ata ishin transportuar”, thonë nga policia maqedonase.

Image

Drejtuesi i makinës tjetër me targa të Shkupit, të përfshirë në këtë aksident është arrestuar sot, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Në veturën që u nxor sot nga ujërat e Lepencit, kishte arritur të mbijetoj vetëm njëri anëtar i familjes, 20 vjeçari i cili ndodhet në spitalin 8 shtatori, me lëndime trupore, por në gjendje të qendrueshme./Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco