Gazetari zbulon bisedën me gruan në videon seksuale me Gjicin: Nuk ishte e mërzitur

19:55, 18/06/2023
A+ Aa A-

Pas publikimit të videos seksuale të ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, çështja tani ka kaluar në duart e SPAK.

Ndërkohë, gazetari Edison Vatnikaj ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me Gjici, në zyrën e këtij të fundit.

Ai tha se ka pasur një telefonatë me Almën e cila i ka treguar se me Gjicin ka pasur marrëdhënie intime prej kohësh por s’i ka dhënë detaje se si ka nisur marrëdhënia mes tyre.
Më tej ajo ka nënvizuar se e shqetëson fakti se çështja po përdoret politikisht.

“I kam shkruar dhe më ka marrë vetë më pas. Nga biseda nuk ishte e shqetësuar, por kishte pak vërejtje përsa i përket komenteve politike. Ajo më tha se me Gjicin ka pasur prej kohësh një raport intim dhe si duket nuk është shqetësuar fare.

E kam pyetur se si është regjistruar video, nuk më ktheu përgjigje por më tha se është shpërndarë nga një person i tretë që mesa kuptova më tha se është një shok. Nga informacionet që kam marrë unë jeton në lagjen 12 të Durrësit. Ka një fëmijë të moshës 12 vjeç. Nuk e di nëse është e martuar apo e divorcuar”, tha ai.
Vatnikaj tha se gruaja ishte e qetë, e pashqetësuar dhe në momentin që folën mëngjesin e kësaj të shtune ishte duke shëtitur qenin e saj.

Gazetari tha se shqetësimi i vetëm për gruan ishin aludimet në media se ishte një person i vendosur qëllimisht.

Ajo shtoi se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, por e ka kryer marrëdhënien me dëshirë, pasi prej kohësh kishte një lidhje me ish-kryebashkiakun Gjici.

“Kam komunikuar me gruan. Biseda është zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 11 e 26 minuta. I kam shkruar dhe më ka marrë vetë mbrapsht në telefon. Ishte duke bërë xhiro me qenin me sa më tha. Nga biseda nuk m’u duk e shqetësuar, megjithë faktin e publikimit të videos.

Kishte vetëm vërejtje për komentet që thonë se është e nxitur, është e SHIK-ut apo është e Berishës, këto komente e shqetësonin më shumë. Ajo më tha që është e drejta e çdokujt të ketë një raport intim. Me zotin Gjici ka pasur prej kohësh një raport intim dhe nuk ishte e shqetësuar fare”, tha gazetari.

Gjithashtu ai shtoi: “E pikëlluar dhe e mërzitur nuk m’u duk, por nga mënyra si tha që nuk mund të ndërhyni në mes të një çifti, si duket mund të ketë qenë shumë e konsoliduar si marrëdhënie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco