VIDEO-SYRI TV/ Tepelena, Përmeti dhe Memaliaj, pa mjekë. Qytetarët shkojnë në Gjirokastër për vizita

13:40, 16/06/2023
A+ Aa A-

Sptialet bashkiake të qarkut Gjirokastër, nuk kanë mjekë specialistë. Për këtë arsye, banorë të Tepelenës, Memaliajt, Përmetit dhe bashkive të tjera, detyrohen të shkojnë në gjirokastër për vizita të specializuara. Për ta, kjo është kosto financiare dhe kohe.

SYRI TV

Këtë e tregojnë vetë qytetarët, të cilët vijnë për të kryer vizita të specializuara mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Disa qytetarë të ardhur nga fshatrat e Tepelenës, tregojnë se vetëm kosto transporti u duhet deri në 5 mijë lekë të reja.

Një tjetër shqetësim për qytetarët, janë dhe kostot e analizave dhe vizitave, të cilat shpesh përfundojnë duke i kryer në privat.

Nga ana tjetër, për shkak të fluksit të vizitave dhe mungesës së mjekëve specialistë edhe në këtë spital, shumë qytetarë që vijnë nga bashki të tjera, shpesh nuk arrijnë të kryejnë vizitat mjekësore.

Gaz.E.Budo. Red.J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco