SYRI TV/ Historia tragjike e Floristel Gjatës, dështimi i shtetit shqiptar

14:12, 10/06/2023
A+ Aa A-

Historia e 15-vjeçarit Floristel Gjata, i cili humbi jetën nga një sëmundje e rëndë, dëshmon dështimin e shtetit shqiptar. Nëna dhe gjyshja e 15-vjeçarit kanë rrëfyer për ‘Piranjat’, kalvarin e vuajtjeve, ndërsa shteti nuk ka bërë asgjë për të shpëtuar jetën e të voglit. Floristeli u shua në një spital në Romë, një ditë pas mbërritjes aty me ndihmën e shqiptarëve

SYRI TV

Më ndihmoni!

Kjo ishte thirrja që 15-vjeçari Floristel Gjata i drejtoi shtetit dhe shqiptarëve në ditët e tij të fundit.

I vogli kishte një sëmundje që i kishte prekur të gjitha organet dhe kishte nevoje urgjente për transplant të zemrës.

Nëna dhe gjyshja e tij kanë treguar për ‘Piranjat’ mbi nevojën urgjente që Floristeli kishte, e pavarësisht kësaj, shteti nuk bëri asgjë për të shpëtuar jetën e një fëmije, duke u fshehur pas burokracirave.

Për kurimin e Floristelit duheshin mbi 150 mijë euro, një shumë që u sigurua nga solidariteti i shqiptarëve, por tashmë ishte shumë vonë. Ai u shua në heshtje në një spital në Romë, vetëm një dite pasi u dërgua atje.

Vogëlushi qëndroi për gati dy muaj në një spital shtetëror në Tiranë, në pritje të një lajmi të mirë të transferimit jashtë. Por kjo nuk kishte se si të ndodhte. Flori nuk ishte as fëmijë politikani dhe as fëmijë oligarku. Ishte një i zakonshëm dhe si i tillë do të duhej të trajtohej nga sistemi, qe vetë e kemi prodhuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco