SYRI TV/ Naftë pa akcizë, fermerët rrëzojnë Ramën: Naftë marrin ata që kanë mik e japin para

17:06, 07/06/2023
A+ Aa A-

Fermerët në Lushnjë hedhin poshtë propagandën e kryeministrit Edi Rama për naftën pa akcizë.

Ata jo vetëm që po qëndrojnë në radhë, por në fund nuk marrin as kuponin me naftë me pretendimin se duhet të plotësojnë dokumentacionin.

Fermerët shprehen se në drejtori futen njerëz me mik dhe që japin para.

Syri Tv

Kryeministri Edi Rama e cilëson si një sukses të radhës skemën kombëtarë të mbështetjes së fermerëve me naftë pa akcizë, por nuk mendojnë kështu fermerët në Lushnjes te cilët presin me orë të gjata e në fund rikthehen në shtëpi pa marrë kuponin e naftës. Nuk kanë munguar as debatet mes fermerëve dhe punonjësve te drejtorisë së Bujqësisë të cilët akuzohen se marrin ryshfet e ndajnë naftën me mik.

Fermerët shprehen se kanë ardhur disa herë, kanë pritur në radhë për shumë orë duke lënë punët në fshat, e në fund kanë ikur pa marrë kuponin që u takon.

Drejtoria e Bujqësisë para zgjedhjeve të 14 majit ka lëshuar një numër të madh kuponash nafte pa akcizë për fermerët, ndërkohë që me mbarimin e zgjedhjeve, fermerëve u kanë nxjerrë probleme me dokumentacionin duke bërë që ata mos të përfitojnë karburant.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco