I vodhi me forcë varësen që mbante në qafë i riu, arrestohet 54-vjeçari. Policia vihet në ndjekje të bashkëpunëtorit të tij

I vodhi me forcë varësen që mbante në qafë i riu, arrestohet 54-vjeçari. Policia vihet në ndjekje të bashkëpunëtorit të tij

11:17, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet për vjedhje.

Mësohet se shtetasi me iniciale R.K., në bashkëpunim me një tjetër i kanë marrë me dhunë të riut, J.L varësen që mbante në qafë.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorin e 54-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifkuar, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. I., 25 vjeç, dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, varësen që mbante në qafë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco