Komisariatet e Vorës dhe Krujës kalojnë nën administrimin e Tiranës, Kavaja i kalon Durrësit

Komisariatet e Vorës dhe Krujës kalojnë nën administrimin e Tiranës, Kavaja i kalon Durrësit

11:01, 31/05/2023
A+ Aa A-

Nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi ndryshimet në strukturat policore. Me ndryshimet e reja Komisariati i Policisë së Kavajës do i kalojnë në varësi drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Ndërkohë Komisariati i Policisë së Vorës dhe ai i Krujës do të kalojnë nën administrimin e Tiranës.

Mësohet se këto ndryshime bëhen më të lehtësuar kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshme, dhe për shkak të lehtësisë territoriale.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja, Komisariati i Vorës do të njihet si komisariati nr.7, Kruja si komisariati nr. 8.

Nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në strukturat drejtuese të këtyre dy komisariateve.

Nga ana tjetër ndryshime do të ketë për mënyrën si do të funksionojnë këto njësi. Policia kriminale do të fokusohet vetëm në Krimet e Rënda ndërsa një sektor tjetër më i vogël do të hetojë krimet më të lehta.

Sa i përket riformatimit në Drejtoritë e Policisë, pritet që të ketë edhe lëvizje me emra të rinj në drejtim të strukturave të reja që do të krijohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco