Kontrabandonte bagëti të imëta, procedohet 60-vjeçari në Malësi të Madhe

Kontrabandonte bagëti të imëta, procedohet 60-vjeçari në Malësi të Madhe

10:10, 31/05/2023
A+ Aa A-

Një 60-vjeçar nga Malësia e Madhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi u kap duke transportuar 26 bagëti të imëta pa dokumentet përkatëse. Policia ka dyshime se i proceduari i ka kaluar bagëtitë kontrabandë nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Grupi hetimor po kryen verifikimet e nevojshme për zbardhjen e aktivitetit të 60-vjeçarit. Ai akuzohet për veprën penale “Tregtim dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco