Vladimir Kurti: Dan Hutra ka marrë 300 mijë Euro për kokën time, të më vrasësh mua duhet të jesh burrë

Vladimir Kurti: Dan Hutra ka marrë 300 mijë Euro për kokën time, të më vrasësh mua duhet të jesh burrë

12:00, 30/05/2023
A+ Aa A-

Vladimir Kurti, motra e të cilit u vra nga Dan Hutra më 1 Mars 2023, thotë se vrasësi i grave ishte paguar 300 mijë Euro për ta vrarë.

Në një intervistë për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Vladimir Kurti tha se Dan Hutra është paguar 300 mijë Euro për kokën e tij.

Sipas tij, Dan Hutra ka paguar edhe disa persona brenda në burg për ta goditur, por nuk ja kanë arritur.

Jeni konfliktuar ndonjëherë fizikisht me njëri-tjetrin?

Vladimir Kurti: Jo asnjëherë, asnjëherë. I vetmi konflikt që ka pasur me mua ka qenë nga sporteli në sportel. E kam sharë, aq është e gjitha.

 A të ka thënë ai ty që ‘mbaje mend, do të të marr një kokë njeriu do të vras një rob të afërt të familjes’?

Vladimir Kurti: Ai i ka paguar dhe këtu, kanë dalë 2-3 veta dhe këtu, i ka paguar i ka thënë godit Vladimirin.

Pasi është arrestuar tani?

Vladimir Kurti: Këtu në burg kur ishte. Edhe ka ardh vetë, ka thënë te dhoma  atë natë që ka ndodh ngjarja, ka ardh ka thënë Vladimir, më ka ofruar edhe mua aq lekë për të të goditur ty.

Kur ka qenë herën e parë në burg?

Vladimir Kurti: Po. Se si do godiste, do godiste me thikë aa.. nuk e di çfarë ka pasur në plan. Unë di aq. Kur ka ikur nga dhoma ai, ka ikur me mirëkuptim. I jam thënë unë s’dua të rri më në dhomë me ty, kaq.

Ja ke thënë ti atij apo ai ty?

Vladimir Kurti: Ja kam thënë unë atij, e kam hequr unë nga dhoma atë.

Dhe ka ikur me mirëkuptim?

Vladimir Kurti: Po normale, e kam ndihmuar me rrobat, ia kam çuar rrobat deri te dhoma. Nuk është ndarë me mua me konflikt ai, konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur. Aty e ka filluar konfliktin ai.

Aty ka filluar të ka sharë?

Vladimir Kurti: Aty, pasi ka ikur.

Je rastisur më pasi filluat duke u sharë në ajrosje me njëri-tjetrin?

Vladimir Kurti: Jo pasi u shamë na ndanë pastaj. Ata e morën e çuan nga godina tjetër pasi u çuan edhe të burgosur të tjerë që i kishte kërcënuar.

Sa lekë ju kishte premtuar këtyre personave të tjerë, të burgosurve të tjerë që të të godisnin ty?

Vladimir Kurti: Këta nuk tregojnë se janë njerëz që kanë nga pak burg dhe presin me dal.

Po them për shuma jo për emrat e personave, për shumat.

Vladimir Kurti: Po kishte afruar shuma 3 mijë Euro, njërit i kishte thënë 2 mijë, 3 mijë Euro.

Me të godit me të vra apo me të rraf?

Vladimir Kurti: Këta nuk tregojnë. Nuk ta thotë të vërtetën kush. Unë i pyes, thonë me godit.

3 mijë Euro për të goditur.

Vladimir Kurti: Nga 3 mijë Euro ku di gjë unë… nga 3-4 veta. Të gjithë i kanë thënë jo. Sepse Ladin e njohim  nuk është se e njohim nga 3 ditë.

A ke pasur ndonjëherë problem dhe konflikt me njeri tjetër përveç atij episodi që më the që kanë dashur të të vrasin?

Vladimir Kurti: I vetmi konflikt që kam pasur unë në burg ka qenë vetëm i 2021, ajo tentativa aty. Ka ndërhyrë sektori, më kanë dalë në krah, ka ndërhyri sektori edhe ajo ka qenë e fundit.

Po aty nuk u mor vesh për çfarë arsye kanë dashur të të vrasin?

Vladimir Kurti: S’u mor vesh se na morën na ulën në izolim. Mua më kaluan nga godina tjetër me gjithë 2-3 të tjerë, ata i lanë aty.

 A ju ka rrëfyer se kishte fituar 80 mijë Euro jashtë dhe ia kishte lënë dikujt?

Vladimir Kurti: Nuk ka fituar 80 mijë Euro po ka marrë 300 mijë Euro ai i ka marrë për kokën time edhe erdhi këtu. Nuk ia arriti dot edhe ç’a bëri, shkoi u mor me gra jashtë.

Nga e ke nxjerrë këtë 300 mijë Euro? Kush ta ka thënë?

Vladimir Kurti: Nga i ka marrë 300 mijë Euro? E di ai fort mirë se ku i marrë 300 mijë Euro.

Për të të vrarë ty brenda?

Vladimir Kurti: Të dali aty ta thotë të vërtetën. Ai ka marrë 300 mijë Euro për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot edhe iku u mor me gra jashtë.

A e vlerësuat ju kërcënimin kur u zutë ose u shatë me njëri-tjetrin në distancë?

Vladimir Kurti: Mua më tha kështu, mbaje mend çfarë kam për të të bërë. Aq ka qenë. Mbaje mend çfarë kam për të të bërë… para se të ikte nga godina.

 Nëse është e vërtetë hipoteza që ai ka marrë 300 mijë Euro për të të vrarë ty, përse nuk të vrau gjatë kohës që ishit shokë dhome?

Vladimir Kurti: Të më bësh atë gjë mua duhet të jesh burrë njëherë jo me qenë monstër si ai. Ai deshi me ia arrit, por nuk ia arriti iku. Iku vazhdoi jashtë, bëri ato që bëri jashtë.

Kur lindi konflikti mes jush?

Vladimir Kurti: Konflikti pas këtyre muhabeteve që më bënte ai që unë fillova të dyshoj që ai ishte futur qëllimisht. Pastaj unë i kërkova të largohej nga dhoma atij.

Po përse kërkove të largohej?

Vladimir Kurti: Po i thashë nuk do rrimë më në dhomë bashkë, i thashë merr rrobat thashë ti në punën tënde unë në punën time. Pastaj u çua të nesërmen aty, filloi duke sharë nga sporteli, edhe unë e shava të njëjtën gjë. Na morën na ulën poshtë na bënë raport shërbimi. Pas raport shërbimit ai prapë në të njëjtin vend të njëjtin sektor… aty u çua krejt godina, krejt burgu thanë kërkojmë që ta largoni Danin nga godina. E larguan e çuan në një sektor tjetër. Te ai sektori tjetër sulmoi një invalid, një njeri të sëmurë. Pastaj e morën e çuan në godinë tjetër, e larguan fare nga këtu nga burgu. Pastaj doli bëri atë masakrën që bëri.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco