Policia nxjerr videon/ Shmangie e masës administrative, goditen 5 raste të mitëdhënies

Policia nxjerr videon/ Shmangie e masës administrative, goditen 5 raste të mitëdhënies

14:20, 22/05/2023
A+ Aa A-

Policia Rrugore e Tiranës, si rezultat i kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, ka goditur 5 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative.

Policia informon se, ka shkuar në 28 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

“Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit A. D., 26 vjeç, M. R., 34 vjeç, A. R., 44 vjeç, J. M., 46 vjeç, dhe S. S., 46 vjeç. Me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, këta shtetas i kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për këta 5 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco