SYRI TV/ Nis stërvitja ushtarake 'Defender Europe', 24 mijë trupa të NATO dhe SHBA në Shqipëri

14:06, 22/05/2023
A+ Aa A-

Krerët e shtetit morën pjesë në  ceremoninë e nisjes së stërvitjes ushtarake të trupave të NATO dhe SHBA, “Defender Europe 2023”. Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësuan alencën mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  

Nga SYRI TV

24 mijë trupa të NATO dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë në Shqipëri, stërvitjen “Defender Europe 2023”. I pranishëm në ceremoni,  Kryeministri Rama e vlerësoi ngjarjen si një dëshmi të partneritetit me SHBA dhe NATO.

Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se kjo stërvitje ushtarake, e gjen Shqipërinë, NATO-n dhe aleatet më të bashkuar se kurrë më parë.

Presidenti Bajram Begaj e cilësoi  këtë stërvitje si një kontribut për stabilitetin dhe paqen.

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” zhvillohet për të dytin vit në Shqipëri dhe do të zgjasë deri më 22 qershor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco