Gruemira e Shkodrës mbulohet nga tymi i kanabisit: Policia djeg mijëra bimë narkotike

Gruemira e Shkodrës mbulohet nga tymi i kanabisit: Policia djeg mijëra bimë narkotike

09:58, 20/05/2023
A+ Aa A-

Policia djeg 6300 bimë kanabisi dhe 20 300 fidanë në kubikë në fshatin Gruemirë-Çesme të Malësisë së Madhe në kuadrin e mega-operacionit “Alpe të pastra” që ka filluar prej një muaji në qarkun e Shkodrës kundër bimëve narkotike.

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar në territorin e fshatin Gruemirë-Çesme, 6300 fidanë cannabis sativa të mbjellë si dhe 20 300 fidanë në kubikë që dyshohet se do të kultivoheshin në toka, në zona malore të Malësisë së Madhe.

Fidanët e mbjellë në tokë dhe në kubikë janë asgjësuar me anë të djegies, siç shihet në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, përveç një pjese të vogël që është sekuestruar si provë materiale.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve kryesorë të tentativës për kultivimm të këtyre fidanëve, 55-vjeçarin A. D, banues në fshatin Polvar të Malësisë së Madhe, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco