I ofruan vend pune për djalin në këmbim të votës, procedohen penalisht dy shtetase në Këlcyrë

I ofruan vend pune për djalin në këmbim të votës, procedohen penalisht dy shtetase në Këlcyrë

10:48, 14/05/2023
A+ Aa A-

Dy shtetase në Këlcyrë janë proceduar penalisht pasi u kallëzuan se, në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune për djalin një shtetasi.

A.B. kallëzoi punonjëset e Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, D.A. dhe R.F., të cilat janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

“Në përfundim të veprimeve të para proceduarale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset D. A., 53 vjeçe dhe R. F., 40 vjeçe, banuese në Këlcyrë, punonjëse të Zyrës së Ndihmës Ekonomike Këlcyrë, pasi dyshohet se në këmbim të votës, i kanë ofruar një vend pune shtetasit A. B., për djalin e tij”, lexohet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco