Durrsaku me 10 ‘shokë’nga Bangladeshi tenton të shkojë për ‘turizëm’ në Malin e Zi

Durrsaku me 10 ‘shokë’nga Bangladeshi tenton të shkojë për ‘turizëm’ në Malin e Zi

10:49, 13/05/2023
A+ Aa A-

Një durrsak 36 vjeçar, me dhjetë "shokë" nga Bangladeshi në makinë ishte nisur “për turizëm” në Malin e Zi, por u kap në kufi, në Hanin e Hotit në Shkodër dhe u arrestua.

36-vjeçari u kishte marrë para të huajve për t’i kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së, por një informacion nga shërbimi sekret e ka penguar të vazhdojë udhëtimin.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion të koduar si “Rrethrrotullimi” dhe e arrestoi në aksin rrugor Bajzë - Hani i Hotit pranë rrethrrotullimit të Hotit, kur po transportonte me një Mercedes Benz, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, fillimisht në Mal të Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Policia sekuestroi automjetin, celularin e tij dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco