Largohet nga banesa 20 - vjeçari në Tiranë, e ëma denoncon zhdukjen në polici

Largohet nga banesa 20 - vjeçari në Tiranë, e ëma denoncon zhdukjen në polici

09:38, 09/05/2023
A+ Aa A-

Një 37 vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë për të gjetur të birin. 37 vjeçarja ka bërë një kallëzim në polici pasi 20 vjeçari është larguar nga banesa. Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco