Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, shoferi humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës

Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, shoferi humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, 30-vjeçari transportohet drejt Traumës

12:59, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar  nga Gramshi ka mbetur i plagosur ditën e sotme, pasi ka humbur drejtimin e mjetit dhe është aksidentuar.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh-Moglicë, ku shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco