Shoqata “Për kundërshtimin e projektit Skavica”, padi në Kushtetuese kundër hidrocentralit

Shoqata “Për kundërshtimin e projektit Skavica”, padi në Kushtetuese kundër hidrocentralit

12:54, 05/05/2023
A+ Aa A-

Shoqata “Për kundërshtimin e projektit Skavica” ka njoftuar se do të ngrejë në padi në Gjykatën Kushtetuese kundër ndërtimit të këtij hidrocentrali. Në deklaratën e saj për mediat, shoqata shprehet:

Shoqata “Për kundërshtimin e Projektit SKAVICA”, sot më datë 5 maj 2023, ora 13:30, në shenjë respekti për mijëra dibranë e kuksianë të rënë në luginën e Drinit të Zi për mbrojtjen e Dibrës dhe Kukësit nga qëllimet pushtuese të Serbisë në vitet 1912-1921, pas një përgatitjeje njëvjeçare me raporte shkencore e teknike, ka përgatitur dhe do të dorëzojë "Akt Padinë" në Gjykatën Kushtetuese për kundërshtimin e ligjit 38/2021 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International INC”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavices - si ligj antikushtetues në raport me respektimin e të drejtave mbi jetën dhe pronën e mbi 35.000 banorëve që preken direkt nga projekti dhe të mbi 50.000 banorëve që preken nga projekti “Skavica” dhe ligji i pagëzuar si ligji “Bechtel”."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco