Hetimet ndaj Ahmetajt/ Merren në pyetje familjarë, biznesmenë dhe personazhe mediatikë…

Hetimet ndaj Ahmetajt/ Merren në pyetje familjarë, biznesmenë dhe personazhe mediatikë…

12:22, 05/05/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon me mbledhjen e provave dhe administrimin e dëshmive ndaj personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj.

Burime i thanë gazetarit të Fax news, Elvis Myrta, se pranë ambienteve të SPAK, janë thirrur për marrë në pyetje disa persona lidhur me hetimet që struktura antikorrupsion po kryen ndaj deputetit socialist.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit dhe prokurorët e SPAK, kanë marrë në pyetje familjarë të Ahmetajt, të bashkjetueses së tij, 4 biznesmenë por edhe personazheve të mediave.

Mësohet se mes personave që i janë marrë dëshmitë janë biznesmenët që kanë ndërtuar vilat në Hamallaj, por edhe Palasë, prona të cilat janë në emër të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Ahmetaj.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë dy vilat në këto zona janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë së posaçme në kuadër të procedimit 277/1. Përveç biznesmenëve SPAK ka pyetur edhe për të afërm të deputetit, por edhe njerëz të mediave që dyshohet se mund të kenë lidhje me Ahmetajn. Prokuroria e Posaçme po e heton për trë akuza ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Organi i akuzës ka bashkuar dy procedime, një fraksion të dosjes së inceneratorit te Elbasanit, ku Ahmetaj po hetohet për shpërdorim detyre si dhe çështjen që lidhet me vilën në Hamallaj dhe prona të tjera të dyshuara si të përfituara përmes skemave korruptive.

Në këto raste hetimet po kryehen për korrupsion dhe pastrim parash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco