Autori ende në kërkim! Vrasja e Nikulajt, pasi u njohën me provat dhe dosjen, largohen nga Shqipëria hetuesit anglezë

Autori ende në kërkim! Vrasja e Nikulajt, pasi u njohën me provat dhe dosjen, largohen nga Shqipëria hetuesit anglezë

10:19, 05/05/2023
A+ Aa A-

Prokurorët anglezë, që mbërritën në vendin tonë për vrasjen e Ardian Nikulajt, janë larguar nga Shqipëria. Dy prokurorët u takuan një ditë me parë me zyrtarët dhe prokurorin e kësaj çështje, ku u njohën me provat që implikojnë britanikët në vrasjen e Nikulajt. Po ashtu, prokurorët u njohën edhe me dosjen, e më pas do të vendosin nëse do të ekstradojnë britanikët që janë arrestuar pak ditë më parë në Angli, të cilët janë shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës.

Ata kanë marrë edhe disa materiale hetimore në vendin tonë, të cilat pritet që t’ja venë në dispozicion gjykatës angleze.

Ndërkohë, sot pritet të nisë edhe procesi gjyqësor për ekstradimin drejt vendit tonë ndaj 4 të arrestuarve për vrasjen e Nikulajt, dhe ardhja e hetuesve anglezë ka të bëjë pikërisht me këtë proces, ku ata jo vetëm janë njohur por edhe kanë marrë disa fashikuj të kërkesës të masës së sigurisë të Prokurorisë së Lezhes.

Përveç komunikimeve fizike, Shqipëria ka dërguar dokumentacionin e kërkuar për këtë çështje, bashkëlidhur me të dhëna nga dosja penale. Në kërkim ndodhen ende ekzekutori i Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva dhe Harry Simpson, të cilët bashkë me Edmond Haxhinë, konsiderohen si personat kryesor në organizimin dhe zbatimin e planit të vrasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco