Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Goditi me çekiç në kokë fqinjin, arrestohet 42-vjeçari në Fier

EMRI/ Goditi me çekiç në kokë fqinjin, arrestohet 42-vjeçari në Fier

09:51, 05/05/2023
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi tre ditë më parë goditi me sende të forta një të moshuar.

Mësohet se në pranga ka rënë Ermal Sino i cili pas sherrit për ballkonin, i riu goditi me çekiç fqinjin e tij 55-vjeçar Qazim Hyka, ku ky i fundit ka përfunduar i plagosur në spital.

Fatmirësisht i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetës, dhe se pas ndihmës mjekësor është larguar për në banesë.

Njoftimi i policisë:

Goditi me send të fortë (çekiç) në kokë, një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari i shpallur në kërkim 3 ditë më parë.

Në vijim të punës lokalizuese dhe operacionale, më qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë dhe mbështetjes së inteligjencës informative, ndaluan shtetasin E. S., 42 vjeç.

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.05.2023, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (çekiç) në kokë, shtetasin Q. H., 55 vjeç, banues në Fier.

55-vjeçari pas marrjes së asistencës mjekësore, u largua në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco