VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Petrit Vuksanit, zbardhet dëshmia e autorit: Kishim konflikte për qiranë dhe faturat

16:47, 04/05/2023
A+ Aa A-

Lekë Vuksani, në dëshminë e tij përpara policisë ka konfirmuar se shkak I konflikteve që agravuan me vrasjen e Petrit Vuksanit kanë qenë debatet që pagesën e qirasë së banesave dhe faturave të energjisë elektrike. Lekë Vuksani pretendon se arma me të cilën kreu vrasjen nuk ishte e tij.

Nga SYRI TV

Konfliktet për qiranë dhe faturat e dritave kanë në themel të konfliktit mes Lekë dhe Petrit Vuksanin që agravuan në vrasjen e këtij të fundit.

Lekë Vuksani në dëshminë e tij ka pranuar se konfliktet kishin nisur prej kohësh dhe Petriti e kishte nxjerrë nga shtëpia. Ai thekson se vrasjen e ka kryer me armën e të zotit të shtëpisë.

‘Me Petritin jemi njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike.

Atë ditë kur ndodhi vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm. Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar’.

Ndërkohë SYRI TV mëson se vëllai i autorit të dyshuar ka bashkëpunuar që nga momentet e para me policinë vendore të Shkodrës për shkak të lidhjeve miqësore mes dy familjeve.

‘Unë e kam njohur Petritin por edhe vëllain e Petritit e njoh dhe e kam shumë shok. Unë nuk kam qenë aspak në dijeni për vrasjen që do të kryente vëllai im sepse po ta kisha ditur do bëjë maksimumin për ta parandaluar. Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur sepse kisha miqësi me familjen e viktimës’, deklaroi vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes.

Lekë Vuksani pas krimit është strehuar në banesën e një gruaje nën kërcënimin e armës.

‘Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale’, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.

Petrit Vuksani i cili sapo ishte kthyer nga Anglia u ekzekutua mesditën e 2 majit në banesën e tij në lagjen ‘Kolë Toma’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco