Lajmi i fundit

EMRI/ Identifikohet personi i plagosur në Shkodër

EMRI/ Vritet i riu shqiptar në Spanjë, ishte në pritje të gjyqit në Shqipëri

EMRI/ Vritet i riu shqiptar në Spanjë, ishte në pritje të gjyqit në Shqipëri

10:15, 04/05/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar, i cili u la në dyert e spitalit në Girona të Spanjës i plagosur rëndë në bark, ka ndërruar jetë.

Viktima është 29-vjeçari Endrit Sinaj, një person me precedentë penalë në Shqipëri dhe në Spanjë.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari i vrarë kishte disa ditë që ishte liruar me kusht nga një gjykatë spanjolle në Marbella. Shqiptari ishte nën akuzë për trafik kanabisi.

Më 23 prill, një bashkëkombas shqiptar e la atë të plagosur rëndë në dyert e spitalit. Sinaj ishte qëlluar në bark, çka i solli edhe vdekjen.

Gazetat spanjolle shkruajnë se shqiptari kishte një seri precedentësh kriminalë edhe në Shqipëri. Ai ishte pjesë e një grupi të arrestuar në tetor të vitit 2020 në Vlorë. Së bashku me katër persona të tjerë, ai tentoi të vidhte në një banesë. Autorët ishin të maskuar si policë, por pronari i shtëpisë dhe i biri u përballën me agresorët, të cilët u larguan.

Edhe në Shqipëri ai ishte liruar me detyrim paraqitje në gjykatë kur të kërkohej kjo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco