Krimi më i rëndë në histori/ 13-vjeçari serb kishte thurur një plan makabër

Krimi më i rëndë në histori/ 13-vjeçari serb kishte thurur një plan makabër

09:30, 04/05/2023
A+ Aa A-

Gazeta serbe Blic shkruan se krimi që tronditi Serbinë një ditë më parë është më i rëndi në historinë botërore i kryer nga një 13-vjeçar.

Kurrë më parë nuk ka njohur historia botërore një krim të tillë të kryer nga një person nën 14 vjeç.

13-vjeçari Kosta Kecmanoviç qëlloi për vdekje tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në Beograd.

Pas arrestimit, në një deklaratë për policët, ai tha se ishte një psikopat që kishte nevojë të qetësohej. Për momentin autori i krimit tronditës është dërguar në një spital psikiatrik për minorenet.

Drejtuesit e policisë thanë se ishte vetë ai që kishte telefonuar forcat e rendit dhe i kishte informuar për krimin. “Ai tha se kishte nisur të kishte një frymëmarrje të çuditshme gjatë ekzekutimeve dhe se i ishte dukur e drejtë që të telefononte policinë,” tha një drejtues i policisë.

Në një intervistë me praninë e psikologëve, ai u shpreh se ishte injoruar nga shoqëria e tij dhe se e kishin përjashtuar nga komunikimi dhe lojërat.

Kjo kishte bërë që të thurte një plan makabër. Në çantën e tij thuhet se u gjetën 4 kokteje molotov.

Policia tha se qëllimi i tij ishte që të krijonte një mur apo një barrierë mbrojtëse në hyrje, në mënyrë që policia dhe njerëzit të mos futeshin dot brenda për të ofruar ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco