Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vrasja në Shkodër/ Autori u strehua në banesën e një gruaje pasi e kërcënoi

Vrasja në Shkodër/ Autori u strehua në banesën e një gruaje pasi e kërcënoi

12:08, 03/05/2023
A+ Aa A-

Autori i vrasjes së Petrit Vuksanit, Lekë Vuksani është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës.

Pas 21 orësh kërkime, 34-vjeçari u arrestua në bashkëpunim me forcat RENEA i fshehur në një banesë.

Pasi kreu krimin, qiraxhiu 34-vjeçar u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe fsheh në banesën e një gruaje në Shkodër. Ai e kërcënoi që t’i hapte derën dhe mos të tregonte se ishte aty.

Shtëpia ku u strehua Lekë Vuksani ishte në rrugën “Pjetër Budi” në Shkodër, aty gjithashtu u gjend dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik që autori përdori për të ekzekutuar pronarin e tij të shtëpisë.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:15 për një konflikt për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte çka ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia, ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.

Policia e Shkodrës dhe forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan edhe armën e përdorur nga autori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco