Ekzekutimi në Shkodër/ Autori kapet pas 21 orësh, gjendet arma e krimit

Ekzekutimi në Shkodër/ Autori kapet pas 21 orësh, gjendet arma e krimit

10:00, 03/05/2023
A+ Aa A-

Arrestohet autori i vrasjes që tronditi Shkodrën një ditë më parë.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Lekë Vuksani, pasi ekzekutoi me armë zjarri kushëririn e tij, Petrit Vuksani.

Sherri nisi për qiranë e banesës. Policia tha se ka sekuestruar edhe armën e zjarrit, me të cilën u krye krimi.

Mësohet se ai është kapur në një banesë mbrapa Spitalit të Shkodrës.

NJOFTIMI ZYRTAR

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco