SYRI TV/ Vrasja që tronditi Shkodrën: Emigranti ekzekutohet për qiranë

09:46, 03/05/2023
A+ Aa A-

Shkodra është tronditur mesditën e djeshme nga një vrasje, ku është ekzekutuar në banesën e tij emigranti i sapokthyer nga Angli, Petrit Vuksani. Sipas policisë 51 vjecari është qëlluar me armë nga kushëriri i tij Lekë Vuksani, pasi i kishte kërkuar këtij të fundit paratë e qirasë së shtëpisë. Autori i dyshuar është grindur me 51-vjeçarin dhe më pas e ka qëlluar për vdekje. Policia ka shpallur në kërkim Lekë Vuksanin

SYRI TV

Ekzekutohet ne banesën e tij emigranti i sapokthyer nga Anglia, Petrit Vuksani. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Tom Kola' në Shkodër.

Sipas burimeve nga policia mësohet se 51-vjeçari jetonte prej më shumë se 1 muaji vetëm në banesë.

Të njëjtat burime theksojnë se ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpeshherë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin.

Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është qiraxhiu, i cili ka hyrë në banesën e viktimës në momentin që ai ka qenë i vetëm. Policia sqaron se autori tashmë i identifikuar nga uniformat blu, si Lekë Vuksani ka hyrë në brendësi të banesës së 51-vjeçarit dhe pas një konflikti mes tyre, ai e ka qëlluar duke e lënë të vdekur ne vend.

Sipas burimeve nga policia sqarohet se autori rrinte me qira te shtëpia e Petritit Vuksanit. Autori i dyshuar Lekë Vuksani është zënë me të dhe e ka qëlluar me automatik dhe më pas është larguar.

Autori dhe viktima janë kushërinj mes tyre, dhe teksa ai jetonte jashtë Shqipërisë, shtëpinë ia kishte lënë më qira autorit, i cili nuk ka paguar paratë, të cilat janë kërkuar nga Petrit Vuksani.

Pas verifikimeve dhe hetimeve paraprake, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar te kësaj ngjarje, Lekë Vuksani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco