‘Do të të vras, do të të ha’/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)

‘Do të të vras, do të të ha’/ Kërcënonte dhe dhunonte gruan, kush është i riu shqiptar i arrestuar në Itali? (EMRI)

19:05, 02/05/2023
A+ Aa A-

ITALI- Për ta mbajtur atë larg gruas së tij dhe për të mos e keqtrajtuar, nuk mjaftoi as një urdhër mbrojtje pasi në qershor të vitit të kaluar ai ishte kthyer në shtëpinë e gruas duke e terrorizuar. Tashmë Besnik Rreshka, 37-vjeçari shqiptar me banim në Vicenza është dënuar me 2 vite burg pasi ka kanosur dhe keqtrajtuar gruan e tij, një bashkatdhetare 32-vjeçare.

Sipas mediave italiane, majin e kaluar, Rreshka kishte kërcënuar gruan e tij duke i thënë “nëse flet në polici të betohem se do të vras” dhe menjëherë më pas, para hetuesve të policisë gjyqësore që kishin ndërhyrë ndërkohë, 37-vjeçari kishte vazhduar me kërcënimet: Do të të vras, do të vij të të marr në Shqipëri dhe do të të bëj të paguash, do të të ha.

Por sulmet verbale shpesh janë pasuar edhe nga ato fizike. Me ardhjen e Rreshkës duke rrahur gruan e tij për arsye të parëndësishme që lidhen me xhelozinë, ai edhe e kishte kërcënuar me armë zjarri: Do të të vras, do të vras!

Qershorin e kaluar, Rreshka, megjithëse kishte marrë urdhrin për t'u larguar nga shtëpia bashkëshortore ishte paraqitur para shtëpisë së saj duke shtypur butonin e telefonit me qëllim për ta takuar.

Gruaja filloi të shqetësohej menjëherë. Mendimi për të qenë sërish ballë për ballë me të shoqin i kishte ftohur gjakun. Në grahmat e frikës dhe ankthit, ajo kapi telefonin pa humbur asnjë moment dhe thirri Policinë. Policët kishin mbërritur në shtëpinë e 32-vjeçarit brenda pak minutash, por Rreshka nuk ishte më para shtëpisë. Kur e kuptoi se gruaja e tij kishte thirrur Policinë, ai ishte futur në makinë dhe ishte nisur me shpejtësi të plotë me shpresën se do t'i shpëtonte uniformave blu. Megjithatë u prangos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco