Vrasja në Shkodër, dyshohet se 51-vjeçari u ekzekutua në banesën e tij nga qiramarrësi

Vrasja në Shkodër, dyshohet se 51-vjeçari u ekzekutua në banesën e tij nga qiramarrësi

13:21, 02/05/2023
A+ Aa A-

Sherri për qiranë dyshohet të jetë bërë shkak për vrasjen e 51-vjeçarit Petrit Vuksani mesditën e sotrme në banesën e tij në lagjen “Tom Kula” në Shkodër.

Burime bëjnë me dije për Syri Tv, se Vuksani është qëlluar me armë zjarri nga qiramarrësi me iniciale L.V.

Pas krimit ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e tij.

Petrit Vuskani kishte më pak se një muaj që ishte kthyer nga Anglia, ku jetonte prej disa vitesh.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco