Lajmi i fundit

FOTO - Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë…

‘Alpe të pastra': Operacion policor nga ajri dhe toka në Malësinë e Madhe kundër kanabisit

‘Alpe të pastra': Operacion policor nga ajri dhe toka në Malësinë e Madhe kundër kanabisit

10:33, 29/04/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka nisur një operacion të madh kundër kanabisit në zonën e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe të emëruar si “Alpe të Pastra”. 100 forca policore të pajisura me dronë do të kontrollojnë të gjtihë territorin e vështirë malor për të zbuluar tokat e mbjella me lëndë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, “operacioni po kryhet nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, Komisariati i Policisë së Malësisë së Madhe dhe shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion janë angazhuar 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Zbatimi i Planit Operacional “Alpe të pastra” që nisi do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë së Malësisë së Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore në të gjithë qarkun Shkodër.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco