FOTO/ Zbulohet automjeti me të cilin u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulaj

FOTO/ Zbulohet automjeti me të cilin u largua nga Lezha vrasësi i Ardian Nikulaj

20:55, 23/04/2023
A+ Aa A-

Syri tv ka siguruar foton e mjetit me të cilin dyshohet se është larguar nga Lezha autori që ekzekutoi biznesmenin në Shëngjin.

Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin.

Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.

Ai ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.

Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.

Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij  një pistë e mundshme është hakmarrja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco