EMRI/ Tentoi të vriste në Kuçovë,  Interpoli e kthen nga Gjermania të arratisurin

EMRI/ Tentoi të vriste në Kuçovë, Interpoli e kthen nga Gjermania të arratisurin

12:27, 22/04/2023
A+ Aa A-

Interpoli e ka zbuluar në Gjermani dhe e ka kthyer në atdhe, të arratisurin nga drejtësia   Emiljano Paja ose ndryshe Ritvan Pemën, një 47-vjeça i lindur ne Berat, që katër vjet më parë kishte tentuar të kryente një vrasje në Kuçovë.

Policia e Shtetit njoftoi se në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët me qëllim arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale, si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi Emiljano Paja alias Ritvan Pema, 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi E. P. alias R. P. , në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin Valentin Suli alias Donald Brami.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco